Rozë

“E meriton fitoren”, kush është finalist i “Ferma VIP” sipas Robert Berishës

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 09 April 2024

Kë mbështet Robert Berisha si finalist në “Ferma VIP”? Konkurenti i spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, i cili vendosi të linte garën ditën e djeshme për shkak se nuk mund të rrinte dot më gjatë larg vajzës, ka dhënë mendimin e tij për fermerët e tjerë në një lidhje me Skype në “Vizioni i Pasdites”.

Berisha tha se e shikon si finalist Florian Agalliun, i cili sipas tij edhe e meriton fitoren.

Robert Berisha: Aty jemi futur për lojë dhe të fitojë më i miri, më i forti. Albanon dhe Marjanën i njoh nga jashtë, Bay G e kam takuar një herë.

-Advertisement-

Të gjithë jemi të një mendimi që Flori e ka treguar veten nga dita e parë. Është futur për të fituar këtë sfidë. Flori e meriton, unë kështu e mendoj. Nuk besoja se do të kaloja kaq mirë, edhe nëse do t’i kisha zgjedhur vetë personat që janë pjesë aty.

ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy