Sport

A e mbylli përfundimisht derën e kombëtares Taulant Xhaka?

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 01 August 2017

I gjithë shtypi sportin shqiptar e ka quajtur “skandal” atë që mesfushori i kombëtares Taulant Xhaka ka bërë me trajnerin e ri Kristian Panuçi. Ky i fundit nisi një tur takimesh me lojtarët kuqezinj për t’i njohur ata nga afër. I pari ishte Taulant Xhaka. Një emër që ka shkaktuar jo pak polemika gjatë 5 viteve të De Biasit në stolin e kombëtares largimet e tij.

Me ardhjen e trajnerit të u besua se gjithçka do të ndryshonte, por mesa duket, jo. Panuçi ishte në Bazel enkas për ta takuar Xhakën (foto poshtë).

IMG_5542

-Advertisement-

Trajneri e kishte njoftuar prej ditësh Xhakën se do të shkonte ta takonte në ndeshjen e Bazelit me Luzernën. Me vete Panuçi kishte edhe Ervin Bulkun.

Gjithçka dukej sipas parashikimeve, deri në momentin që Xhaka nuk zbriti fare në fushë, duke mos luajtur në ndeshjen kundër Lucernës. Pas përfundimit të ndeshjes, sipas rregullores, lojtarët e stolit dolën të gjithë në stërvitje dhe aty Xhaka pati edhe një debat me disa tifozë, duke u nervozuar shumë.

Panuçi e priti për rreth 3 orë jashtë stadiumit. I telefonoi dhe i dërgoi disa “sms”, por asnjë reagim. Trajneri u largua duke rihapur kapitullin “Xhaka” në Kombëtare. Tekniku nuk ka bërë asnjë koment për këtë çështje ndërsa Xhaka bëri një reagim për të mbuluar zhurmën e krijuar pas këtij incidenti. Në një postim në Facebook, Xhaka thotë se asnjë nuk është e vërtetë.

“Të nderuar Tifozë dhe i nderuar Opinion publik! Gjithçka që sot shkruhet në media nuk është aspak e vërtetë. Unë nuk dua të merrem me detaje, por dua të them hapur publikisht, që me trajnerin Mister Panucci kam pas kontakte pozitive. Unë Taulant XHAKA jam gati edhe do jem gjithmonë gati për kombëtaren kuqezi. Une do jem gjithmonë i gatshëm për kombëtaren. Në çdo kohë do jem aty dhe kurrë nuk e kam menduar dy herë këtë vendim. Jam krenar që përfaqësoj kombëtaren kuqezi. Falenderoj trajnerin për interesimin dhe angazhimin e tij. Me Respekt Taulant XHAKA” – thotë Xhaka.

Do të vijë dita që gjithçka të dalë hapur për këtë histori. Në fund të muajit gusht Panuçi do të zbulojë emrat që do të thërrasë për ndeshjen eliminatore kundër Maqedonisë në 12 shtator. Deri atëherë do të jetë hedhur më shumë dritë mbi çështjen dhe ndoshta mund të konfirmohet shprehja që De Biasi thoshte gjithmonë: “Taulant Xhaka e ka problemin te vetja, jo te trajneri i kombëtares”.

Nje pyetje pritet te marre pergjigje nese Xhaka e ka flakur tashme kombetaren siç flaku shishen e ujit kur De Biasi e uli ne stol ne mes te ndeshjes me Zvicren ne Euro 2016. /lapsi.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera