A do e mbyllë 2018-ta misionin e EULEX-it në Kosovë?
Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 01 January 2018
Në shkurt të vitit 2018, misioni ndërkombëtar për sundimin e ligjit, EULEX do i mbushë plot 10 vite të operimit të saj në Kosovë.
Por, ndonëse ka kaluar një dekadë, nuk dihet ndonjë rast që vlen të theksohet se drejtësia është vënë në vend nga ky mision. Besimi ndaj EULEX-it është zbehur edhe më shumë kohët e fundit, për shkak të disa deklaratave nga ish-gjyqtarë të EULEX-it se ky është një mision i korruptuar.
Deklaratat e tilla kanë nxitur në opinion idenë se ky mision është politik dhe se nuk duhet më t’i vazhdohet mandati, i cili i përfundon në qershor të 2018-ës.
Avokati Tomë Gashi në një intervistë për “Indeksonline” ka kujtuar deklaratën e ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcom Simons i cili pati thënë se të pandehurve në rastin “Drenica” gjyqtari i EULEX-it u drejtohej me fjalën “kafshë”
Gashi i ka quajtur skandaloze dhe politike dënimet që gjykatësit e EULEX-it u kanë dhënë ish-ushtarëve të UÇK-së, në rastin “Drenica”. Ai po ashtu jep disa arsyje pse EULEX-it nuk duhet t’i vazhdohet mandati.
“Sa i përket vazhdimit apo jo të misionit të EULEX-it nga qershori i vitit 2018, unë besoj se nuk do të duhej që të vazhdohej për shumë arsyje. Arsyja kryesore është se ne duhet të aftësohemi që si qytetarë të Republikës së Kosovës, respektivisht si gjyqtarë, Prokurorë apo çfarëdolloj funksioni që kemi, ne vet t’i kryejmë detyrat tona sepse jam i bindur që nëse nuk i zgjidhim vet, misionet e huaja tani e tutje vetëm do të na dëmtojnë dhe nuk do të na ndihmojnë në ndërtimin e shtetit tonë, as edhe në kuadrin e sistemit të drejtë juridik. Gjithashtu, EULEX-it nuk duhet t’i vazhdohet mandati sepse Gjykata Speciale do të nis punën e saj në Kosovë dhe në nuk duhet t’i kemi dy misione paralele, të imponimit të sundimit të ligjit, ngase të dyja janë të formuara nga BE”, ka thënë Gashi.
Në një linjë me Gashin është njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani. Sipas tij, EULEX-i është kthyer në një mision turpërues për Evropën.
“EULEX-i është kthyer në një mision turpërues për Evropën. Kjo për shkakun e thjesht se përmbajtja e punës së këtij misioni ka qenë vazhdimisht e përcjellur nga logjika manipuluese, afera të panumërta, skandale, akuza dhe kundër-akuza brenda misionit. Mund ta di që puna e EULEX-it ka pasur edhe pengesa objektive, por si do që të jetë, ky mision vetëm sa ka ndikuar në zhagitjen e procedurave dhe mosvendosjen e drejtësisë”, ka thënë ai.
Sipas Ramadanit, EULEX-i vetëm sa ka ndikuar në uljen e besimit të qytetarëve kosovarë në drejtësi. Kjo, për shkak të akuzave që dolën nga brenda EULEX-it.
“Mendoj se përkundër disa përparimeve që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve, drejtësia në Kosovë edhe më tutje mbetet një prej të metave kryesore të sistemit. Fatkeqësisht, pritjet qytetare për EULEX-in kanë dalë të jenë një dëshpërim, sidomos bazuar në skandalet dhe aferat e shumta të këtij misioni evropian. Qartësisht, EULEX-i nuk ka luajtur rolin e vet si faktor drejtësie, por në të kundërtën ka ndikuar që besimi në sistemin e drejtësisë të ulet vazhdimisht. Kredibiliteti i EULEX-it vazhdimisht ka pësuar rënie. Që nga vendosja e këtij misioni, vetëm në dy-tri vitet e para është parë me kredibilitet EULEX-i. Pastaj, vazhdimisht ka pasur rënie dhe vetëm rënie. Ndërsa, akuzat dhe kundërakuzat që kanë dalë nga brenda EULEX-it, vetëm i kanë dhënë vulë mosbesimit në drejtësinë e vendosur nga ky mision”, është shprehur ai.
Ramadani ka thënë se nuk ia ka vlejtur “barra qiranë” për shtetet perëndimore që të paguajnë për një mision të dështuar.
Të tjera
-
Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një “rezervë kombëtare me bitcoin”
Ardhja e Donald Trump si “presidenti i parë i kriptove” ka trazuar industrinë...
-
Kurti pret në takim kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqed...
-
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve në Maqedoninë e Veriut, i papranueshëm
Kreu i PDK-së Memli Krasniqi i ka shprehur shqetësimin kryetarit të Kuvendit ...
-
Lushtaku iu shkon për vizitë ish-krerëve të UÇK-së: Do të kthehen në mesin e popullit, drejtësia triumfon
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku sot ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, Hashi...
-
Tahiri: Të shpërfaqet qeverisja e dështuar e Kurtit
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri...
-
Çadraku flet për katër të akuzuarit dhe anëtarët e tjerë të UÇK-së
Dëshmitari Halil Çadraku gjatë dëshmisë së tij në Hagë, të hënën ka folur për...
-
Abdixhiku sot në Vushtrri e shpalosë programin për arsim
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, sot në Vushtrri do ta shpalosë progra...
-
Raportohet për një përleshje në Kuvendin e Serbisë
Në Kuvendin e Serbisë ka ndodhur një incident në mes deputetëve. Pas mirat...
-
Kuvendi do t’i mbajë tri seanca, në njëren diskutohet për qeverisjen e Kurtit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, do t’i mbajnë hiç më pak se tri seanca për t...
-
SBASHK-u paralajmëron protestë më 4 dhjetor
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka paralajmëruar vepri...
-
Audio-incizimi: Rilind Gërvalla implikon direkt AKI-në në skandalin e lajmit të rrejshëm kundër dy mediave kosovare
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Osmani: Shembulli i Kosovës një ndër sukseset më të mëdha në histori
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në panelin përmbyllës në F...