“…e mbulon me një fustan të saj”, Gjykata tregon në detaje se si burri e kishte vrarë gruan në Prizren
Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 01 October 2021
Gjykata Themelore në Prizren sot e ka dënuar me burgim të përjetshëm Bajram Veliajn për vrasjen e bashkëshortes së tij, Armenda Aliu Veliaj.
Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Raima Elezi, ka arsyetuar dënimin e shqiptuar.
“Gjykata nuk e ka pranuar mbrojtjen e të akuzuarit se në momentin kritik i është shfaqur një katror i zi, sepse nga raporti i ekspertëve nuk është gjetur ç ‘rregullim apo ndonjë sëmundje e natyrës së shkurtër apo tronditur në momentin e kryerjes së veprës penale të vrasjes së rëndë.
Gjatë marrjes së vendimit trupi gjykues ka vlerësuar rrethanat, dhe si rrethana rënduese ka marrë parasysh rrezikun e lartë shoqëror të veprës penale, mënyrën e sjelljes së të akuzuarit pas vrasjes së rëndë ku me gjakftohtësi e mbulon viktimën dhe pret ardhjen e Policisë, dhe intensitetin e rëndë të dhimbjes së familjes së dëmtuar”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Gjykata ka dhënë edhe detaje se si kishte ndodhur e gjithë ngjarja tragjike.
Sipas komunikatës, pasi i akuzuari e kishte vrarë bashkëshorten e kishte mbuluar me fustanin e saj dhe e kishte pritur ardhjen e policisë.
“Me datë 06 gusht 2019, rreth orës 23:18 minuta në Prizren, i pandehuri B.V., me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes – bashkëshorten e tij A.A.-V., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake që e kishte me bashkëshorten e tij, tash të ndjerën A.A.-V., e në momentin kur ajo largohet nga shtëpia, i pandehuri pajiset me një pistoletë të tipit “Pietro Beretta Gardone” model 92 PS, e kalibrit 9 X 19mm, dhe del nga shtëpia e tij, e në momentin kur e vëren viktimën – bashkëshorten e tij A….., i afrohet asaj, e drejton pistoletën në drejtimin e saj, shtënë 15 herë në drejtimin e saj, me ç ‘rast të njëjtën e godet 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit duke filluar nga koka, qafa, gjoksi e deri në këmbë, nga goditja e predhave viktima rrëzohet për toke, dhe nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarje, ku pastaj i pandehuri viktimën e mbulon me një fustan të saj dhe e pret ardhjen e Policisë”, thuhet në komunikatë./Gazeta Express
Komunikata e plotë:
Prizren, 01 Tetor 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, (kryetarja e trupit gjykues – Raima Elezi, dhe anëtarët e trupit gjykues, gjyqtarët Sami Gashi dhe Fidan Hoxha) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit B.V., për shkak se:
ËSHTË FAJTOR
– Me datë 06 gusht 2019, rreth orës 23:18 minuta në Prizren, i pandehuri B.V., me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes – bashkëshorten e tij A.A.-V., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake që e kishte me bashkëshorten e tij, tash të ndjerën A.A.-V., e në momentin kur ajo largohet nga shtëpia, i pandehuri pajiset me një pistoletë të tipit “Pietro Beretta Gardone” model 92 PS, e kalibrit 9 X 19mm, dhe del nga shtëpia e tij, e në momentin kur e vëren viktimën – bashkëshorten e tij A….., i afrohet asaj, e drejton pistoletën në drejtimin e saj, shtënë 15 herë në drejtimin e saj, me ç ‘rast të njëjtën e godet 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit duke filluar nga koka, qafa, gjoksi e deri në këmbë, nga goditja e predhave viktima rrëzohet për toke, dhe nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarje, ku pastaj i pandehuri viktimën e mbulon me një fustan të saj dhe e pret ardhjen e Policisë,
– Kësodore ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 173 par. 1 pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës
– Deri me datë 6 gusht 2019, në Prizren, në shtëpinë e tij, i pandehuri B.V., në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm lidhur me armë, mban në pronësi dhe kontroll pistoletën e tipit “Pietro Beretta Gardone” model 92 PS, e kalibrit 9 X 19mm, së bashku me dy karikator dhe 29 fishek, e me të cilën armë ka privuar nga jeta A.A –V., dhe 42 fishek të po atij kalibri, e të cilat gjatë kontrollit të Policisë me urdhër të Gjykatës janë gjetur në shtëpinë e të pandehurit,
– Kësodore ka kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin (për veprat penale Vrasja e Rëndë Dhuna nga neni 173 par. 1 pika 1.3 , dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 të KP-së) e GJYKON:
– Dënim me BURGIM TË PËRJETSHËM
Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Raima Elezi, në pika të shkurtra ka arsyetuar dënimin e shqiptuar duke sqaruar se në bazë të provave, mbrojtjes së të akuzuarit, dëshmive të dëshmitarëve dhe të të dëmtuarve, gjykata ka vërtetuar faktet jo kontestuese që kanë sjellur deri tek dënimi i shqiptuar.
Gjykata nuk e ka pranuar mbrojtjen e të akuzuarit se në momentin kritik i është shfaqur një katror i zi, sepse nga raporti i ekspertëve nuk është gjetur ç ‘rregullim apo ndonjë sëmundje e natyrës së shkurtër apo tronditur në momentin e kryerjes së veprës penale të vrasjes së rëndë.
Gjatë marrjes së vendimit trupi gjykues ka vlerësuar rrethanat, dhe si rrethana rënduese ka marrë parasysh rrezikun e lartë shoqëror të veprës penale, mënyrën e sjelljes së të akuzuarit pas vrasjes së rëndë ku me gjakftohtësi e mbulon viktimën dhe pret ardhjen e Policisë, dhe intensitetin e rëndë të dhimbjes së familjes së dëmtuar.
Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...