Rozë

E mbështjellë me peshqir pas dushit, Tuna poston foton e veçantë kur ishte shumë e… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 19 March 2020

Mbyllja në shtëpi i ka bërë shumë persona që të kthehen pas në kohë, e të shikojnë albumet e vjetra me shumë foto, ku janë ruajtur momentet më të bukura.

Madje edhe në rrjetet sociale kanë nisur sfida e nominime të ndryshme, ku një prej tyre është pikërisht publikimi i fotove kur keni qenë të vegjël.

E kësaj loje i janë bashkuar edhe personazhet e njohur të ekranit, në mesin e tyre edhe këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi.

-Advertisement-

Kjo e fundit ka vendosur që me fansat e saj të ndajë një foto shumë të vjetër, kur ajo ishte ende një bebe.

Këngëtarja shfaqet e shtrirë në shtrat pas dushit, e mbështjellë me peshqir, ndërsa sytë i ka kthyer nga kamera.

Duhet thënë se kjo është një nga fotot e rralla e të veçanta që Tuna ka publikuar ndonjëherë, duke qenë se përpiqet që të jetë e rezervuar për jetën e saj private.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera