Lajme

E mbesa e rapsodit Ibish Broja kandidate për asambleiste nga radhët e PDK-së në Skenderaj

Autori: Islam Morina 17:56 | 15 October 2021

Besjana Thaçi nga Buroja e Skënderajt në këto zgjedhje kërkon besimin e qytetarëve të Skenderajt për asamble komunale.

Besiana është e mbesa e rapsodit të njohur Ibish Broja, i cili me këngët dhe zërin e tij frymëzoi shumë breza për atdhedashuri e sakrificë për atdheun.

Ajo në këto zgjedhje mbanë numrin 18, në listën e PDK-së dhe kërkon besimin e qytetarëve të Skenderajt, në mënyrë që t’i kontribuojë vendit të saj.

-Advertisement-

Në një prononcim të shkurtë për Gazetën Infokus, Besjana Thaçi thotë se për synim ka që të jetë zë i të rinjve dhe risia e përfaqësimit të gruas në Kuvendin Komunal të Skenderajt.

“Synoj që të jem zëri i të gjithë banorëve të Skenderajt, zëri i kërkesave të të rinjve dhe të sjellë risi sa i përket përfaqësimit të grave në Kuvendin Komunal, dua që në Kuvendin Komunal zëri i gruas të dëgjohet dhe të jemi pjesë e vendimmarrjes”, tha Thaçi.

Besiana me edukimin dhe arsimimin, ku mbanë titullin e Masterit të Shkencave Politike, programi ‘Integrime Evropiane dhe Administratë Publike’, është profili ideal që do të përfaqësonte Skenderajn dhe adresojë në mënyrë të duhur shqetësimet e qytetarëve të këtij qyteti.

Ajo ka eksperiencën e duhur dhe trajnime të shumta si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë dhe do të jetë zëri dinjitoz i pëfaqësimit të bashkëvendësve të saj, shkruan Gazeta Infokus.

Besjana përfaqëson gjeneratën e re të kontribuuesve të vendit dhe vota për të është votë për të ardhmen e Skenderajt dhe brezit të ri të politikëbërësve e vendimmarrësve./Gazeta Infokus/

VOTO #PDK177 VOTO #BesjanaThaçi #18

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera