Lajme

E masakroi me goditje me sopatë, flet sarandioti: O do e shuaj unë atë… ose ai mua!

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 08 January 2018

Një konflikt për pronësinë u bë shkas i një ngjarje të shëmtuar në Sarandë, ku një 51 vjeçar goditi me sopatë në kokë fqinjin e tij dhe bashkëshorten e këtij të fundit, të dy të shtruar në spital.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme. Gjon Marku, 51 vjeçari që sulmoi Mark Gjinin dhe gruan e tij u arrestua nga policia.

Këtë të hënë ka folur nga ambientet e spitalit i dëmtuari, i cili ka shpjeguar dhe konfliktin që ka me 51 vjeçarin. Gjini nga ana tjetër është shprehur se situata ka shkuar në një pikë fataliste, ku do të jetojë ose ai ose 51 vjeçari.

Prononcimi u dha për televizionin News24.

-Advertisement-

“Papritmas na doli dhe me sëpatë në dorë dhe me hunj dy metra na kanë qëlluar, njoftuam policinë, dhe nuk erdhi se i ka paguar ky zotëria.

Ai i ka blerë me lekë policinë dhe bashkinë e Himarës derisa policia nuk vjen në vendngjarje. Nuk erdhi as ambulanca, morëm taksi me ardhë në spital. Më ka vrarë në kokë, dorë e këmbë. Mirë që erdhi një gjiton i joni që na shpëtoi.

E kam rregulluar shtëpinë me gjak e shpirt deri sa e kam futur në legalizim, në 2005 kam paguar çdo lloj detyrimi për atë shtëpi, taksë vendore, drita e ujë. Ai gëzon shtëpinë time, unë rri në kasolle. Kam 4 vite nëpër procese gjyqësore, dhe të drejtën e merr ai e jo unë. O do të më shuajë ai mua, o unë atë se drejtësi s’po gjej kurrkund,” tha Mark Gjini.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera