Lajme

E marta, ditë zie në Kumanovë

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 24 February 2020

E marta do të jetë ditë zie në Kumanovë. Këshilli Komunal i Komunës së Kumanovës, ka vendosur kështu në mbledhjen e mbajtur të hënën, njofton Alsat-M.

Këshilltarët unanimisht mbështetën propozimin në nderim të katër anëtarëve të familjes Alimi nga fshatin Rramanli i Kumanovës.

Nga shpërthimi i bombolës së gazit, të dielën, humbën jetën tre persona, ndërkohë një tjetër ndërroi jetë të hënën nga plagët. Disa anëtarë tjerë të kësaj familje po trajtohen në Spitalin e Qytetit në Shkup.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera