Sport

E madhe kjo: Milot Rashica “mposhtë” Lewandowskin

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 09 April 2019

Viti 2019 pa asnjë dyshim është më i miri në karrierë për Milot Rashicën, i cili ka shpërthyer në gjermani me Werderin e Bremenit.

Së fundi, futbollisti kosovar është zgjedhur lojtari më i mirë i çerekfinales së Kupës së Gjermanisë.

Vushtrriasi shkëlqeu në ndeshje me Schalken, ku realizoi gol spektakolar në fitoren 2:0, për ta dërguar ekipin e tij në gjysmëfinale të DFB Pokal.

-Advertisement-

Për këtë, anësori kosovar i fitoi 55,2 për qind nga 16 mijë votat për çmimin “Mr. DFB Pokal”, ndërsa në pozitën e dytë përfundoi Pierre-Michel Lasogga i Hamburgut me (35,86 për qind).

I treti ishte sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski (5,97), kurse futbollisti i Augsburgut, Marco Richter ishte i treti (2,97 Prozent).

Ai kishte hasur në vështirësi në fillim për t’u ambientuar në ekipin nga Bundesliga, por këtë sezon është i jashtëzakonshëm.

Rashica ka shënuar 9 gola në 29 ndeshje për Werderin. Ai ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2022.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera