“E lidhën dhe ia vendosën thikën me sharrë në fyt” – Hajnat terrorizuan familjen nga Peja
Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 15 October 2021
Ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij. Me t`’i hapur dyert e oborrit, disa persona që e kishin ndjekur me veturë, i kishin hyrë në shtëpi Hysen Podrimçakun nga Vitomirica e Pejës.
Të maskuar e duke kërcënuar fizikisht, kishin tentuar fillimisht t’ia marrin veturën e tipit Pasat, por rezistenca e kryefamiljarit bëri që ata të marrin vetëm çelësat e veturës.
Ky ishte vetëm fillimi i torturës nga grabitësit, të cilët më pas dhunshëm hynë brenda shtëpisë.
“Kanë ardhe do hajna te kerri me kanë sulmu fizikisht mu, me kanë ngreh zhag ma kanë hapur derën kemi hyrë brenda iu kom bo pak rezistencë, vërehet edhe në kamera, njëri prej tyre i ka thënë futja thikë, edhe me ka sulmuar me thikë këtu në dorë”, rrëfen për RTK-në, Hysen Podrimçaku.
Sipas kryefamiljarit, 4 personat, me të hyrë brenda, e kishin lidhur edhe bashkëshorten e tij, të cilën e kanë kërcënuar me armë të ftohtë.
“Shoqën e kanë lidhur, mos luni, thikën me sharrë te fyti, alltin 3-4 duke vjedhur, kanë marrë orendi, ari në vlerë 15 mijë euro, pare të gatshme 5 mijë euro – dëme materiale”, thotë ai.
Frika nga nata e kaluar për të vazhduar jetesën në këtë vend, po e shtynë që ta shesë edhe shtëpinë.
“Une djemët i kom jashtë. Kanë investu në shtëpi jom bo kajl me shit këtë shtëpi 100 euro me ik prej këtij vendi”, shton tutje ai.
Të tjera
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...