Rozë

E lexoi në media se ishte ndarë nga e fejuara, ish-partneri i këngëtares së famshme kapet duke qarë në… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 13 October 2020

Këngëtarja e famshme, Demi Lovato, i dha fund romancës së saj me Max Ehrich, në muajin shtator pasi kishin dy muaj fejesë.

Teksa Demi po e kalon pak e nga pak ndarjen me Max, ky i fundit duket se është i shkatërruar nga kjo ngjarje. Ai ka qenë aktiv në mediat sociale dhe ka ndarë çdo përjetim të ndarjes së tij me yllin e muzikës pop.

Madje “Daily Mail” ka publikuar disa fotografi të 29-vjeçarit ku shfaqet duke qarë, e gjithashtu dukej i emocionuar. Ai është kapur mat gjatë fundjavës ndërsa ishte në plazh në Malibu, Calif – vendi ku i propozoi Demit.

-Advertisement-

Kujtojmë se Max është shprehur pas ndarjes nga këngëtarja, se e kishte marrë vesh nga mediat se çfarë kishte ndodhur. Nga ana tjetër, këngëtarja e “Confident” ka qenë gjithmonë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj personale.

Ndonëse ish-ylli i Disney Channel ka qenë aktive në mediat sociale, ajo ende nuk ka folur publikisht për ndarjen e saj.

E!Online shkruan se ajo po mundohet të zgjidh të gjitha problemet që ka me Max i cili nuk po e lë të qetë. “Ai është përpjekur të kontaktojë me familjen dhe miqtë e saj dhe ata të gjithë e kanë bllokuar atë. Ajo është në kontakt me avokatët tani se çfarë të bëjë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera