Lajme

E lëshuan takimin ku po raportonte drejtori i AKI-së, deputetët e VV-së me akuza ndaj Musliut

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 30 October 2024

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrje e AKI-së kanë folur për media pasi e lëshuan mbledhjen ku po raportonte i pari i kësaj agjencie, Petrit Ajeti.

Ata shpjeguan edhe arsyen e këtij veprimi.

Salih Zyba,i cili është edhe nënkryetar i këtij komisioni tha se thirrja e kësaj mbledhje për të raportuar drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti është e kundërligjshme.

-Advertisement-

Sipas tij, ata nuk e kanë ditur arsyeje e thirrjes së mbledhjes, duke shtuar se këto metoda të përdoruara nga Musliu po e cenojnë dhe denigrojnë pozicionin e Agjencisë.

“Siç e kuptuam nga ajo përpjekje për ta mbajtur atë mbledhje dhe pati tendenca për ta tejkaluar kompetencat e Komisionit tonë, veçanti me cenuar dhe denigruar pozicionin e Agjencisë, këtë rast përmes numrit të vogël të deputetëve që nuk treguan se kush janë thirrësit”, tha ai para gazetarëve.

“Konsiderojmë çdo përpjekje siç edhe po ndodh duke e keqpërdorur kryetarja e Komisionit përpjekjen me dëmtuar ose me qenë cak individi apo vetë drejtori i Agjencisë, për neve janë të papranueshme dhe do të shohim metodat dhe arsyet ligjore përse kryetarja e ka ftuar një mbledhje të parregullt. Kryetarja ka ftuar drejtorin e AKI-së pa e ditur ne si deputetë, çka është pyetja dhe çka është kërkesa”, u shpreh Zyba,

Ndërkaq deputeti tjetër i këtij subjekti, Arbër Rexhaj, tha sembledhja është thirrur qëllimisht e jashtëzakonshme për të krijuar dramë nga opozita.

“Mbledhja është dashur të thirrur si mbledhje e zakonshme dhe ne do të kishim marrë pjesë në kuptimin siç e bën drejtori i AKI-së. Është thirrur qëllimisht e jashtëzakonshme për të krijuar dramë të cilat në ditët në vazhdim do të shihni e që do të keqpërdoren”, tha Rexhaj.

“Drejtori i AKI qëndroi brenda por nuk ka të drejtë të që drojë brenda sepse mbledhje nuk filloi, nuk u votua as rendi i ditës e as procesverbali. Mbledhja nuk ka kuorum, ajo mbledhje është e pavlefshme me kuptimin se nuk ka mekanizëm që të vazhdohet tutje”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera