Fokus

“E lashë me punë e me çdo gjë duke mendu që kam me vdek”- u diagnostikua me kancerin e gjirit në moshën 54 vjeçare, pas 20 vitesh, Nafije Latifi tregon se si e mori lajmin

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 11 October 2024

Në moshën 74 vjeçare ende po lufton fuqishëm që t’u ndihmojë grave që janë diagnostikuar me kancerin e gjirit.

Nafije Latifi, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta Vita”, në emisionin Gratë n’Fokus me Meme Smajlin ka rrëfyer për përballjen me këtë sëmundje në moshën 54 vjeçare në vitin 2004.

“E lashë me punë e me çdo gjë duke e prit vdekjen por vdekja nuk erdhi”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Duke treguar që kanceri nuk do të thotë të vdesësh ashtu siç është stigmatizuar me vite, Latifi jep mesazhin e një gruaje që nuk u ndal asnjëherë.

Edhe pas 20 vitesh që u shërua nga kanceri i gjirit, ajo vazhdon punën vullnetare duke ndihmuar përmes qendrës së saj, gratë e tjera që vuajnë nga kjo sëmundje.

“Kur unë munda dhe po mundem edhe në këtë moshë, munden të gjithë andaj mos u ndalni e mos u dorëzoni” është mesazhi i saj.

Ndiqni rrëfimin emocionues në youtube:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera