Lajme

E la veturën në një nga parkingjet e Prishtinës, në mëngjes nuk i gjeti gomat

Autori: Gazeta inFokus 07:04 | 27 February 2018

Dy netë më parë , një veturë në Prishtinë, i janë vjedhur të katër gomat, duke e pamundësuar atë të lëvizë më pas.

Vjedhja ka ndodhur në rrugën “Ahmet Gashi” në lagjen Mati 1, në ora 12:00 pasmesnate, derisa vetura ishte  në vendparkimin e zakonshëm.

Pronari i veturës ka thënë për Telegrafin se në vendin e ngjarjes ka qenë edhe Policia e Kosovës, e cila sipas tij, është njoftuar me atë që ka ndodhur, duke shtuar se deri më tani nuk ka ndonjë informacion për kryerësit e kësaj vepre.
“Nuk më ka ndodhur asnjëherë më parë diçka e tillë”, ka shtuar ai.

 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera