Lajme

“E kujtojmë si figurë unifikuese të politikës në Kosovë” – Bedri Hamza kujton ish-kryeministrin Bajram Rexhepi

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 21 August 2024

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka përkujtuar ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi në 7 vjetorin e vdekjes.

Hamaza ka thënë se Kosova dhe Mitrovica 7 vjet më parë, mbetën pa njeriun e popullit, mjekun e luftës.

“Sot, në përvjetorin e shkuarjes së tij në amshim, e kujtojmë si figurë unifikuese të politikës në Kosovë. Ai ishte i pandalshëm në angazhimin e tij me dekada të tëra për fuqizimin e shtetit tonë.” – ka shkruar Hamza në Facebook.

-Advertisement-

Shkrimi i tij:

Kosova dhe Mitrovica, 7 vjet më parë, mbetën pa njeriun e popullit, mjekun e luftës, kryeministrin e parë të pasluftës, Bajram Rexhepin.

Sot, në përvjetorin e shkuarjes së tij në amshim, e kujtojmë si figurë unifikuese të politikës në Kosovë. Ai ishte i pandalshëm në angazhimin e tij me dekada të tëra për fuqizimin e shtetit tonë.

Si mjek e humanist, si kryeministër e ministër i Qeverisë së Kosovës, si kryetar e qytetar i Mitrovicës, si mik e bashkëpunëtor, Bajram Rexhepi ishte gjithnjë i dëshmuar.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera