Lajme

“E kujtoj fëmijën e trishtuar…” rrëfimi i trishtë i gazetares për krimet serbe në Kosovë

Autori: Halil Berisha 09:26 | 29 January 2020

Një fëmijë i cili në vend që të luante me lodra bashkë me familjen e tij, 21 vite më parë pati një përjetim krejt tjetër.

Ai me sytë e tij pa familjën e tij të vdekur, e kufomat që nxirreshin jashtë e hidheshin në kamioneta, shkruan gazeta inFokus.

E po atë kohë, në të njëjtin vend, në Rogovë, veçse në një shtëpi tjetër, një nënë, i pa derisa i mbyteshin djemtë e bashkëshorti, pa asnjë faj.

-Advertisement-

Këto janë veç disa prej kujtimeve që në 21-vjetorin e masakrës së Rogovës që u bë nga regjimi serb, i shpalosi këtë të mërkurë, Evliana Berani, gazetare e kohës së luftës.

Sot qenka 21 vjetori i masakrës së Rogovës! Kam qenë në vendin e ngjarjes dhe e kujtoj shpesh ate. E kujtoj fëmijën e trishtuar që ndodhej aty brenda shtëpisë kur policia e Millosheviqit po merrte kufomat e, i hidhte në kamionetë. E kujtoj nënën , në shtëpinë tjetër, aty afë ngjarjes, e cila ishte gurëzuar nga dhimbja pse i kishin marrë nga shtrati djemtë dhe bashkëshortin; E kujtoj gruan e lemeritur në një shtëpi, në bregun afër. I kujtoj duart e saj që dridheshin derisa hapte derën e dhomës nga ku poashtu janë tërhequr kufomat”, ka shkruar Berani.

E padyshim që krejt këto kujtime kanë mbetur të pashlyera në kujtesën e saj.

Derisa kriminelët e kësaj ngjarjeje që nuk është e vetmja, por në mesin e shumë të tillave në Kosovë, ende vazhdojnë të jenë të lirë.

Por, që për qudi jo veç që ata vazhdojnë të jenë të lirë është krijuar një gjykatë që ndjek UÇK-në, ushtrinë guerile që i doli ballë ushtrisë së madhe serbe për të ndalur këto krime, shkruan gazeta inFokus.

“Sa e trishtuar jam me të gjithë ate çka kanë përjetuar njerëzit dhe, sa e trishtuar jam me injorancën e egot malicioze që i kemi instaluar pas gjithë asaj. Me servilë nuk ndërtohet shoqëria e as nuk vendoset drejtësia. #thash #gjykataspeciale #kvm”, ka shkruar Berani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera