Lajme

E kujt ishte ideja për Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike?

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 13 October 2020

Të hënën në Kuvendin e Kosovës është votuar në lexim të parë Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, pas gjashtë dështimeve të Qeverisë së Kosovës për të siguruar votat e mjaftueshme të deputetëve.

Por Ideja për këtë ligj, sipas përfaqësuesve të komunitetit të biznesit ishte e tyre.

Kështu ka bërë të ditur kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në emisionin “Ekonomia n’Fokus”.

-Advertisement-

“Krejt në fillim e kemi propozu Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomikë, ideja e ligjit është nga komuniteti i biznesit”, ka thënë ai.

Sipas tij ‘fajtor’ që ky ligj nuk ka arritur të votohet atëherë kur është propozuar ka qenë situata politike në qeveri.

“Ne në fillim ju kemi thënë, por atëherë ra qeveria. Ka qenë e pamundur ndonjë iniciativë ligjore sepse çdo iniciativë ligjore që fillon në Parlament duhet prapë mu kthy në qeveri, qeveria me votu dhe pastaj me kthy prapë në Parlament edhe nëse vjen nga Parlamenti. Atëherë parlamenti nuk e ka njohur qeverinë se e rrezoi, qeveria nuk komunikoje me parlamentin ishim ne një pozicion jashtëzakonisht të vështire”, ka treguar ai.
Sipas kreut të OEK tani që qeveria është funksionalizuar ka qenë koha e duhur e votimit të tij./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera