E kritikuan se nuk e përmendi Shpat Kasapin në koncert – reagon motra e Adelina Ismailit
Autori: Gazeta inFokus
12:50 | 05 December 2025
Mbrëmë në RTV Dukagjini, paneli përkujtimor për Shpat Kasapin solli jo vetëm emocione, por edhe një debat të nxehtë lidhur me një rastësi të dhimbshme.
Të ftuarit, përfshirë Big Mamën, Adelina Tahirin dhe gazetarin Labinot Nimani, shprehën kritika të hapura ndaj Adelina Ismailit. Arsyeja? Diva mbajti koncertin e saj recital të 40-vjetorit pikërisht në ditën kur u dha lajmi tragjik për vdekjen e Shpatit, por nuk e përmendi atë në asnjë moment gjatë mbrëmjes.
Sipas kolegëve, duke marrë parasysh që ngjarja ndodhi po atë ditë, një dedikim apo një moment heshtjeje ishte i domosdoshëm.
Megjithatë, në mbrojtje të saj doli tekstshkruesi i njohur, Avni Qahili.
Ai argumentoi se presioni i një koncerti të tillë gjigant, stresi dhe agjenda e paracaktuar deri në detaj, e bëjnë pothuajse të pamundur ndryshimin e skenarit apo menaxhimin emocional të një lajmi kaq të rëndë në momentin kur je në skenë.
Ky arsyetim i Qahilit duket se ka prekur në shenjë te familja Ismaili.
Motra e Adelinës, Ema Ismaili, ka reaguar menjëherë përmes një “story”, ku ka postuar Avniun duke folur, të shoqëruar me fjalët: “I madh je Avni”.

Me këtë postim, Ema duket se e jep përgjigjen indirekte për kritikat e ditëve të fundit. /Prive By Liberta Spahiu

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu,...
-
Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, Inspektorati gjen parregullsi
Punimet në një objekt ndërtimi në Prizren janë ndaluar përkohësisht, pasi Ins...
-
Çeku zhvillon takime me prindër në Pejë dhe Gjakovë për Strategjinë e Arsimit
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar takime me prindë...
-
Protesta e së shtunës në Tiranë, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qyte...
-
Pasiguria gjeopolitike dhe tensionet tregtare, Kanadaja dhe BE-ja krijojnë aleancë të re
Kanadaja dhe Bashkimi Evropian kanë njoftuar krijimin e një aleance të re të ...
-
KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë koordinimin dhe sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ambasado...
-
Dokument| Rina Dragidella, mbesa e Xhelal Sveçlës emërohet kundërligjshëm diplomate në Washington
Rina Dragidella, mbesa e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ësh...
-
Inspektorati Mjedisor ndërhyn në lagjen “Kodrina” në Prishtinë, urdhërohet pastrimi i mbeturinave ilegale
Inspektorati Mjedisor ka ndërmarrë veprime në lagjen “Kodrina” në Prishtinë, ...
-
Pas fitores së “Listës së Studentëve”, dyshohet se po shkatërrohen dokumente të institucioneve paralele edhe në Kosovë
Kush është kompetent që të reagojë nëse shkatërrohet dokumentacioni në instit...
-
AUV tërheq nga tregu mishin e ngrirë të pulës nga Brazili, konstaton bakterin Salmonella
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar përkohësisht shitjen dhe ka u...
-
SHBA-ja konfirmon mbështetjen për misionin e KFOR-it në Kosovë
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka p...
-
Ambasada e SHBA-së deklarohet për zgjedhjet në Serbi që përmbysën Vuçiqin: I gëzohemi tranzicionit të rregullt të pushtetit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar Listën Studentore dhe qytetarët e ...






























