Lajme

E kritikoi publikisht: Albin Kurti i hakmerret Migjen Kelmendit, ia largon vajzën nga puna

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 31 March 2020

Ditë më parë Migjen Kelmendi kishte publikuar një shkrim duke adresuar kritika në drejtim të Kryeminstrit në detyrë, Albin Kurti, po nuk shkoi shumë gjatë dhe ky i fundit u hakmor ndaj Kelmendit, duke ia larguar vajzën nga puna.

Pas shkrimit të Kelmendit me titull ‘Lažni car Šćepan Mali’, Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjifca ka shkarkuar nga detyra Tefta Kelmendi Merra, e cila punonte në Ambasadën e Kosovës në Paris të Francës.

Ky vendim i Qeverisë Kurti, erdhi pa asnjë arsyetim profesional, që do ta bënte Tefta Kelmendin Marran të mos e ushtronte këtë detyrë më.

-Advertisement-

Kelmendi në kolumnen e tij ‘Lažni car Šćepan Mali’ kishte folur për zhgënjimin e qytetarëve me Albin Kurtit, duke thënë se ai u dorëzuar dhe e humbi shpresën e tyre.

“U vetedorezue, iku, e gjuejti shpresen dhe pritjet e ethshme qe i kishin projektue besimtaret e tij, xhemati i tij, njashtu siç e gjuejti flamurin kombetar diten qe i fitoi zgjedhjet”, kishte shkruar Migjen Kelmendi.

Më poshtë ju sjellim artikullin e plotë të Migjen Kelmendit, për kritikat ndaj Kurtit, i cili shihet edhe si arsye e shkarkimit të vajzës së tij shkruan Gazeta Metro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera