“E konsideroja veten të vdekur”, dëshmia e Zahrije Podrimçakut për torturat në burgjet e Serbisë
Autori: Gazeta inFokus
13:41 | 14 September 2026
Sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Nadica Cepkenoviq, e cila akuzohet për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Gjatë seancës, ish-e burgosura Zahrije Podrimçaku ka rrëfyer për torturat dhe përjetimet e rënda që kishte përjetuar gjatë kohës së mbajtjes në burgun e Lipjanit dhe më pas në burgun e Beogradit, ku ishte transferuar.
Podrimçaku ka treguar se gjatë qëndrimit në burgun e Beogradit ishte përballur me një gjendje të rëndë psikologjike, deri në atë pikë sa nuk besonte se do të dilte e gjallë prej aty.
“Më transferuan në burgun e Beogradit, aty e dija veten të vdekur dhe nuk besoja se do të kthehesha e gjallë në Kosovë. Dikur aq shumë u lodha pa gjumë dhe nga torturat psikike, duke menduar se çfarë do të ndodhte me mua. Jam çuar për nevoja fiziologjike dhe kam kërkuar ku ka tualet. Kur shkova në tualet, pashë se kishte bojler dhe ujë të vakët. Isha shumë e lodhur. Unë edhe ashtu e konsideroja veten të vdekur dhe s’besoja se do të kthehesha në Kosovë. Kam hyrë dhe i kam pastruar flokët dhe krejt trupin. Thashë, e vdekur se e vdekur, të pastrohem. Sepse më mbuluan djersët nga pagjumësia, lodhja dhe torturat psikike që m’i bënin, duke dëgjuar zhurmat dhe përplasjet e dyerve”, ka rrëfyer Podrimçaku.
Duke folur për qëndrimin e saj në burgun e Lipjanit, ajo ka deklaruar se kishte qëndruar e vetme në qeli dhe se për rreth tre muaj kishte qenë në një dhomë pa dritare, në errësirë të plotë.
“Kam qenë edhe në vetmi në burgun e Lipjanit. Tre muaj ditë në një dhomë pa dritare. Krejt terr ka qenë. Kur vinin të na kontrollonin në dhomë, as sytë nuk ua shihja, nuk vërehej a është burrë apo grua. Kisha frikë mos po vijnë meshkuj me të dhunuar. Vetëm ta kam vetëdijen, ta kontrolloj veten”, ka deklaruar ajo.

T� tjera
-
Sot seancë plenare, në rend dite interpelanca ndaj ministrit Arben Vitia dhe mocion për energjinë
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, ndërkaq në rend dite janë disa pik...
-
Komisioni për Legjislacion shqyrton sot vendimin e presidentes për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mb...
-
Punëtorët e KEK-ut protestojnë sot, kërkojnë pagë të 13-të dhe kushte më të mira pune
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) u ka bërë thirrje ...
-
Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, Gjykata vendos që të jetë e mbyllur për publikun
Gjykata Themelore në Pejë do të mbajë sot, më 12 nëntor, shqyrtimin fillestar...
-
Sot vranët dhe intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe...
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...































