Lajme

E konfirmuar/ Rriten ndjeshëm rastet me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 23 February 2020

Nga mbrëmja e së shtunës deri në mëngjesin e të dielës është rritur me rreth 20 raste të reja të konfirmuara numri i personave të prekur me koronavirus në Itali.

Tanimë, numri zyrtar është 79 persona të infektuar dhe 2 të vdekur.

Qeveria italiane ka futur masa të rrepta sigurie 10 rajone, ndërsa më herët qeveria ka deklaruar se edhe ushtria është në gadishmëri.

-Advertisement-

Nga ata që janë  pozitiv me virus, 54 janë në rajonin e Lombardisë, 17 në Veneto, dy në Emilia Romagna dhe një në Piemonte, sipas autoriteteve. Për më tepër, dy turistë kinezë janë shtruar në Romë në spital.

Masat emergjente përfshijnë ndalimin e të gjitha ngjarjeve publike në 10 bashki, mbylljen e ndërtesave publike, përfshirë muzetë, mbikëqyrjen dhe karantinën e individëve që mund të jenë ekspozuar ndaj virusit, si dhe transport të kufizuar.

“Ne po kërkojmë në thelb që të gjithë ata që kanë ardhur nga zonat e prekura nga epidemia të qëndrojnë në shtëpi, të detyrueshme,” -tha Ministri i Shëndetësisë i Italisë Roberto Speranza në një konferencë për shtyp të Shtunën.

“Ky plan ka qartë disa zgjedhje urgjente me të cilat duhet t’i zbatojmë, ato janë zgjedhje që kanë natyrë të fuqishme,” tha ai. “Sepse objektivi thelbësor që duhet të arrijmë në orët e ardhshme është që ta izolojmë këtë virus dhe të mos lejojmë përhapjen e tij në zona të tjera”-tha Ministri.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera