Lajme

E konfirmuar: Konjufca të shtunën ishte në Hagë, takoi vetëm Rexhep Selimin

Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 15 May 2024

Kryetari i Kuvendit të Kosovës të shtunën që lamë pas ka qenë në Hagë.

Për shkak të kufizimeve të vendosura nga Gjykata Speciale për vizita dhe komunikime, Konjufca atje ka takuar vetëm ish-deputetin e VV-së, Rexhep Selimin.

“Pas kufizimeve të fundit. Po edhe në të kalumen nuk mundesh me u taku me të gjithë. Po me secilin specifikisht.

-Advertisement-

Edhe kur kemi qenë bashkë ka qenë kështu. Por, tash janë edhe me të kufizuara takimet dhe është taku vetëm me Rexhen”, ka thënë Ilir Kërçeli, në TV Dukagjini, shefi i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera