Sport

E konfirmuar, Eden Hazard mungesa e madhe në El Clasico

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 05 December 2019

Eden Hazard do të jetë mungesa e madhe e Realit të Madridit në El Clasico. Futbollisti belg ka pësuar një dëmtim në kavilje në takimin ndaj PSG në Champions dhe sipas stafit mjekësor të klubit të “Los Blancos” do të mungojë edhe në duelin plot rivalitet kundër Barcelonës. Situata është edhe më e rëndë, pasi periudha e riaftësimit do të zgjasë nga 4 deri në 6 javë.

Vetë stafi mjekësor i klubit madrilen konfirmoi lajmin përmes një komunikate, në të cilën sqaron se, pas testeve mjekësore të kryera, Hazard e ka të pamundur të rikthehet në fushën e blertë përpara afateve të caktuara nga mjekët.

Në momentin e parë u raportua se dëmtimi kërkonte jo më shumë se 10 ditë për t’u lënë pas, por realiteti rezultoi më i hidhur.

-Advertisement-

Një mungesë e rëndësishme në radhët e Realit të Madridit, për më tepër që kalendari për “Los Blancos” parashikon sfida tepër të vështira. Fillon me Espanyolin për të vijuar me Valencian, El Clasicon kundër Barcelonës, Atheltic Bilbaon dhe Getafen. Prania Hazard mbetet e dyshimtë edhe në sfidën gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, kundër Valencias.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera