Sport

E konfirmon Werderi, klubi nga Premierliga e do Milot Rashicën

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 14 September 2020

Tashmë është e konfirmuar, Villa po tenton ta transferojë Milot Rashicën në Premierligë.

Ka disa javë që kanë nisur spekulimet për një kalim të mundshëm të Milot Rashicës në Premierligë te Aston Villa.

Gjithçka është e vërtetë.

-Advertisement-

Këtë e ka konfirmuar edhe njeriu i Werder Bremen, Clemens Fritz.

“Po, ka pasur kontakte, mund ta konfirmoj këtë”, u shpreh ai.

“Nuk ka ende asgjë konkrete. Ka disa kërkesa për të. Ne jemi duke punuar vazhdimisht dhe jemi në kontakt me përfaqësuesit e tij”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera