Fokus

E konfirmon specialja, Salih Mustafa u arrestua

Autori: Halil Berisha 12:27 | 24 September 2020

Edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë e ka konfirmuar arrestimin e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Nëpërmjet një përgjigje për Gazetën Infokus, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar arrestimin, shkruan Gazeta Infokus.

“Salih MUSTAFA u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigje.

-Advertisement-

Ndërsa thuhet që po transferohet në objektin e paraburgimit në Hagë, shkruan Gazeta Infokus.

“Z. MUSTAFA po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur”.

“Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit është konfirmuar aktakuzë, merret në ndalim në zbatim të urdhërarrestimit ose fletarrestimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara.

“Informacion i mëtejshëm do të jepet në kohën e duhur”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera