Lajme

E konfirmon Policia për inFokus: Dy të lënduar nga i mituri që po voziste autobusin në Skenderaj

Autori: Hateme Smajli 21:55 | 10 December 2019

Një i mitur në komunën e Skenderajt ka “rrëmbyer” një autobus në stacion të cilin e vozit “çmendurisht” në rrugën kryesore, duke rrezikuar kalimtarët dhe veturat.

Rastin për gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se nga autobusi që u vozit nga një i mitur kanë mbetur të lënduar dy persona.

-Advertisement-

“Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:00. Autobusi ishte duke u vozitur nga një i mitur dhe dy persona kanë mbetur të lënduar nga ky rast”, tha Zahiti.

Gazeta inFokus ka siguruar pamje të këtij rasti ku shihet se autobusi merr përpara një veturë në të cilën sipas dëshmitarëve gjendeshin një grua dhe një fëmijë./Gazeta inFokus/

LEXO EDHE: Dalin pamje të fëmijës që “rrëmbeu” dhe voziti “çmendurisht” autobusin në Skenderaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera