Lajme

E konfirmon Policia: Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku janë marr në mbrojtje

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 06 November 2023

Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin ekskluziv të Gazetës Online Reporteri.net se Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje dy liderët opozitar, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.

Pas minuta pas raportimit, për gazetën online Reporteri.net zhvillimin e ka konfirmuar, Safet Jashari, Udhëheqës i Njësisë për Vlerësimin e Rrezikshmërisë në Policinë e Kosovës.

“Po, është e vërtetë se i kemi ofruar mbrojtje”, tha ai shkurt për Reporteri.net.

-Advertisement-

Por, Jashari nuk ka dhënë informacione se cilat janë arsyet e ofrimit të kësaj mbrojtjeje dhe nëse dy liderët kanë marrë kërcënime serioze.

“Nuk mund mund të flas sepse këto të dhëna janë konfidenciale.”, tha Jashari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera