Lajme

E konfirmon Policia: Haki Abazi intervistohet në stacionin e Policisë

Autori: Anita Krasniqi 23:53 | 11 September 2019

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar për Gazetën inFokus se pas përleshjes së Dardan Molliqaj të PSD’së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes, ky i fundit është përcjell  për në stacionin policor.

Hoxha bëri të ditur se policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe personi I përfshir në përleshje është duke u intervistuar.

“Më datë 11.09.2019, rreth orës 22:55, Policia ka pranuar informatën lidhur me një incident në Fushë Kosovë, dhe njësitet e stacionit kompetent policor menjëhërë kanë dal në vendin e ngjarjes, ku aty kane takuar njërin nga personat e përfshirë i cili është në proces të intervistimit dhe tani janë duke ndërmarr të gjitha procedurat e nevojshme ligjore, në mënyrë që në konsultim me prokurorin kompetent të ndërmerren veprime të mëtutjeshme”, ka thënë ai për inFokus.

-Advertisement-

Pas një debate televiziv Dardan Molliqaj I PSD’së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht.

Dardan Molliqaj ka mohuar rastin duke thënë se a qenë një vazhdimësi e tensioneve gjatë debatit politik, ndërsa Abazi për inFokus ka thënë se është sulmuar nga Molliqaj dhe shoqëruesi i tij/Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera