Lajme

E konfirmon policia, aksion i madh antidroge në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 20 April 2022

Një aksion i madh nga Policia e Kosovës është duke u zhvilluar kundër drogës në Mitrovicën e Jugut, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai tha se policia në vazhdim të parandalimit dhe luftimit të veprave penale në përgjithësi e në veçanti ndaj narkotikëve është duke e zhvilluar një operacion policor.

-Advertisement-

“Për detaje dhe informacione shtesë lidhur me këtë operacion policor i cili është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente, do të njoftoheni pas përfundimit të operacionit policor”, deklaroi Kelani për Infokus.

/Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera