Lajme

E konfirmon për inFokus: Austria nuk e përfilli kërkesën e Serbisë,  Haradinaj është i lirë

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 18 July 2019

Deputeti i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj është i lirë. Ai pas ndalimit nga autoritetet austriake, është liruar dhe ka postuar fotografi ku duket në qendër të Viennës.

Ndalimin dhe lirimin e tij për shkak të një fletarresti të lëshuar nga Serbia, e ka konfirmuar për gazetën inFokus, Avdyl Mushkolaj , kryetari i shoqatës së veteraneve në Deçan.

Ai për Gazetën inFokus ka treguar se Daut Hardinaj është ndaluar mirëpo menjeher është liruar.

-Advertisement-

Ndërsa gazeta inFokus ka kontaktuar edhe me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili i ka thënë gazetës që ka biseduar me Daut Haradinaj në telefon dhe se nuk ka asgjë të vërtetë, ai ka qenë duke pirë kafe dhe është shëndosh e mirë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera