Sport

E konfirmon Guardiola: Ky lojtar do të transferohet në Romë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 21 July 2017

Guardiola ka konfirmuar se Kolarov është një hap larg t’i bashkohet Romës.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë se do ta lë Aleksandar Kolarovin t’i bashkohet Romës sepse ai “nuk dëshiron të punojë me njerëzit që nuk duan të qëndrojnë”.

Pas humbjes 2:0 nga Manchester United në International Champions Cup, Guardiola konfirmoi se Kolarov ka kërkuar të largohet.

Ai iu bashkua Cityt nga Lazio në vitin 2010 dhe dëshiron të rikthehet sërish në Romë.

-Advertisement-

“Nuk kemi mbrojtës krahu. Kemi transferuar vetëm Kyle Walker, derisa tre të tjerë nuk i kanë vazhduar kontratat. Kolarov është një hap larg Romës. Ja pse nuk kemi opsione në mbrojtje”, tha Guardiola.

“Nuk më pëlqen të punoj me njerëzit që nuk duan të qëndrojnë. Kola më ka ndihmuar shumë sezonin e kaluar për shumë gjëra. Por, ai ka shans të mirë të shkojë te Roma dhe ai tashmë ka folur me mua dhe klubin, i cili ka kërkuar të largohet”, theksoi mes tjerash Guardiola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera