Lajme

E konfirmon Gjykata: Pantiqit i është vazhduar arresti shtëpiak edhe për dy muaj

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 10 May 2023

Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, ia ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak edhe për 2 muaj ish policit të Kosovës, Dejan Pantiqn, i cili dyshohet për veprën penale Kryerja e veprës terroriste në bashkëkryerje.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. Ajo tha se Pantiq do të qëndrojë në arrest shtëpiak deri më 9 korrik.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 04.05.2023 për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak, në çështjen penale kundër të pandehurit D.P, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kryerja e veprës terroriste në bashkëkryerje nga neni129 paragrafi 1 lidhur me nenin 128 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.

-Advertisement-

Gjyqtari i procedurës paraprake me datë 05.05.2023 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të pandehurit D.P i është vazhduar masa e Arrestit Shtëpiak në kohëzgjatje edhe për 2 (dy) muaj, ashtu që Arresti Shtëpiak vazhdohet deri me datën 09.07.2023, konform nenit 184 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 181 par.1 nënpar.1.2 pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së”, ka thënë Gashi për Express.

Gashi tha se pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

“Kundër këtij aktvendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera