E konfirmon Federata e Basketbollit: Mulaomerovic s’do të jetë më trajner i Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 24 August 2019
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) i ka ndarë rrugët me trajnerin Damir Mulaomerovic, i cili prej gushtit të vitit të kaluar dhe deri në gusht të këtij viti ka qenë në krye të Përfaqësueses A të Kosovës.
FBK-ja dhe Mulaomerovic patën nënshkruar kontratë njëvjeçare dhe e njëjta është respektuar nga të dyja palët. Përmes një deklaratë të lëshuar në faqen zyrtare, Federata e falënderoi trajnerin për kontributin e dhënë. Mulaomerovic e pati nisur punën me Përfaqësuesen e Kosovës që nga data 29 gusht 2018, kur edhe i pati filluar përgatitjet për raundin e dytë të parakualifikumeve për Eurobasket 2021.
Në raundin e dytë të këtyre parakualifikimeve Kosova pati qenë në Grupin B së bashku me Maqedoninë Veriore dhe Rumaninë.
Kosova në këtë grup ka përfunduar e treta, pa asnjë fitore të shënuar, derisa Maqedonia Veriore e pati siguruar një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021, kurse Rumania dhe Kosova e fituan edhe një shans për të luftuar për një vend në këto kualifikime. Kosova në raundin e tretë garoi në Grupin G së bashku me Britaninë e Madhe dhe Luksemburgun, derisa në këtë raund e realizoi vetëm një fitore, dhe atë në shtëpi kundër Luksemburgut, kurse ishte Britania e Madhe ajo që e siguroi një vend në kualifikime për Eurobasket 2021.
Federata e Basketbollit të Kosovës në muajin e ardhshëm pritet të filloj bisedimet me trajnerët potencial për të marrë drejtimin e përzgjedhësit të Kosovës.
Të tjera
-
Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të homologut i tij, T...
-
Perëndimi duhet të jetë në gjendje lufte
Nga: Anders Fogh Rasmussen, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s (2009-‘14) d...
-
LAJMI I FUNDIT: Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Martin Berishaj ambasadori i Kosovës në Kroaci, është duke u intervistuar nga...
-
Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndr...
-
Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim m...
-
Serbi: Raporti i KE-së për Kosovën shihet si gjest armiqësor
Miratimi i raportit që i hap rrugën Kosovës për anëtarësim në Këshilin e Evro...
-
Kroacia nis procedurat për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës
Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë sh...
-
Tenderi i dyshimtë 2 milionësh i Përparim Ramës për Prishtina Parking
Një tender i komunës së Prishtinës në vlerë mbi 2.5 milionë duket se ka ngjal...
-
Lajçak nga shtatori me post të ri
Përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian për dialog Miroslav Lajçak do të ...
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
Osmani kujton mas*akrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, ...
-
Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndër...