Fokus

E konfirmon edhe Supremja: Lirohen nga paraburgimi infermieret që sulmuan të moshuarën në Pejë

Autori: Elvira Haxhiu 09:45 | 25 November 2022

Pak më parë u raportua se Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret u përfshira në sulmin fizik ndaj një të moshuare në Pejë.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.

“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se Kolegji gjyqësor i Gjykatës Supreme, e ka pranuar si te bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë te mbrojtësit të pandehurës A.R., avokatit Blerim Ademaj”, ka thënë ajo për Infokus.

-Advertisement-

Kujtojmë se incidenti për të moshuarën u bë i ditur pas publikimit të një videoje.

Në pamjet  shihet infermierja duke sulmuar të moshuarën, derisa një tjetër incizon të gjithë incidentin.

Tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, A.P, A.R, dhe R. K – G, u ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji më 2 nëntor nga Gjykata e Pejës.

Derisa Oda e Infermierëve të Kosovës ka bërë të ditur se të njëjtave ua ka tërhequr licencën./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera