Lajme

E konfirmon ambasadori britanik: Njazi Thaçi ishte kandidati me i mirë në garë

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 08 November 2018

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conell ka zgjedhur që sot t’u përgjigjet pyetjeve të shumta të qytetarëve.

Me këtë rast ai ka folur edhe lidhur me punësimet në vend. Ai ndër të tjerash ka folur edhe për rastin e emërimit të Nijazi Thaçit, në krye të Korporatës Energjetike të Kosovës.

O’Conell ka thënë se në rastin e tij, procesi ka treguar se Thaçi ka qenë kandidati më i kualifikuar dhe qeveria e ka emëruar atë, transmeton Indeksonline.

Sipas O’Conell në rastin e bordit të KEK-ut, emërimet nuk kanë qenë në përputhje me rekomandimet e projektit të Britanisë, sepse sipas tij qëllimi i këtij projekti është t’i ofrohet ndihmë qeverisë, por nëse qeveria nuk dëshiron t’i pranojë këto këshilla atëherë përgjegjësia është se Kosova është shet sovran dhe i pavarur .

Pyetja e një prej qytetarëve:

Ambasador Ruairi O’Connell se eshte e mundur ende te perzgjedhni njerez qe jane me lijdhe te politikaneve neper borde siq eshte KEK apo edhe neper poste te tjera respekte juve z.ambasador

Përgjjigja e plotë e ambasadorit O’Conell:

Me lejoni te sqaroj projektin. Ne nuk bejme emerime. Ne financojme nje kompani te pavarur Britanike te zhvilloje procese te pavarura te bazuara ne merit. Keto pocese japin se paku 3 kandidat te cilet jane te kualifikuar. Ne rastin e drejtorit general te KEKut, procesi ka treguar se z. Thaci ka qene kandidati me i kualifikuar dhe qeveria e ka emeruar ate. Ne rastin e bordit te KEKut, emerimet nuk kane qene ne perputhje me rekomandimet e projektit. Pra, qellimi i ketij projekti eshte t’i ofrojme ndihme qeverise, mirepo nese qeveria nuk do t’i pranoje keto keshilla atehere kjo eshte pergjegjsi e tyre sepse Kosova eshte shtete sovran dhe i pavarur, dhe ne nuk marrim pergjegjsi per kete. Projekti ndihmon ne emerimet e personave te kualifikuar dhe jo atyre me lidhje partiake. Nepotizmi eshte problem ne Kosove per shkak te emerimeve ne baza familjare apo politike, dhe pastaj te detyrohen te kthejn favore. Kjo kultur nuk ndrrohet me vetem nje process, por ne deshirojme te ndihmojme qeverine te ndrroje gjerat dhe te ndihmojme shoqerin te beje me shume presion ne qeverine, ashtu qe ne sherbimin civil te punesohen persona qe mund te bejne punen. Kjo nuk do te zgjidhet shpejt, dhe kerkohet presion politik, prandaj ju lutem vazhdoni presionin dhe vazhdoni te beni pyetje te veshtira.

Të tjera