Lajme

E konfirmon Abrashi i VV’së: Posti i kryeparlamentarit është çështje e kryer

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 20 January 2020

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se posti i kryetarit të Kuvendit është qështje e kryer, shkruan gazeta inFokus.

Abrashi tha se kërkesa e LDK’së për balancim pushteti ka sakduar në momentin kur vet kjo parti e refuzoi këtë ofertë.

“Kërkesa e LDK’së për balancim të pushteti ka skaduar në momentin kur LDK e ka refuzu. Është të papranushëm largimi i Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Sipas tij Kosova ka kryetarin e Kuvendit që është Glauk Konjucfa dhe se kjo nuk diskutohet.

“Kosova e ka kryetarin e Kuvendit, nuk diskutohet më kjo punë po më vjen shumë keq. LVV nuk mund ta pranoj këtë kërkesë. Janë edhe 14 ditë mundësi se ka do të shkoj ky vend”, u shpreh ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera