Lajme

E kërcënon në FB me djegie Kryeministrin, pastaj e fshinë komentin

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 18 October 2020

Një qytetar ka kërcënuar kryeministrin e vendit, Avdullah Hotin, pas një postimi të këtij të fundit rreth gjendjes me koronavirus.

Qytetari i cili ka kërcënuar Hotin përmes një komenti në Facebook, e ka fshirë më pas kërcënimin e tij.

“Un jam qaj i Pari që ka me ardh midis qeveris me ta shti flaken me ta q… at gjak M*** qe ki maje men ko mu ba Kurban i shqiptarve provo mbylle venin“, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Hoti sot përmes një postimi tha se institucionet po bëjnë të gjitha veprimet e nevojshme, na duhet kujdes maksimal dhe solidaritet i plotë për të evituar mbylljen totale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera