Lajme

E kërcënoi viktimën me armë në prani të gruas e fëmijëve, Gjykata merr vendimin për gjakovarin

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 13 October 2023

Me 2 vjet burg dhe 1000 euro gjobë është dënuar M.G pasi i njëjti nën kërcënimin e armës kishte kanosur një person në derën e shtëpisë së tij. Kështu ka njoftuar Gjykata Themelore në Gjakovë.

I pandehuri akuzohet se kishte shkuar më datë 5 qershor në vitin 2018 në shtëpinë e të dëmtuarit L.L dhe me dashje e me qëllim kërcënimi dhe frikësimi kishte përdorur armën.

I pandehuri kishte shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit dhe në prani të gruas dhe fëmijëve, me qëllim kërcënimi dhe frikësimi, kishte sharë dhe më pas me armë kishte shtënë në një afërsi prej 1.5-2 metra derisa ishte në shkallën e dytë të shtëpisë.

-Advertisement-

Plumbi kishte shkuar përballë derës hyrëse dhe kishte goditur pjesën e epërme të derës së hyrjes.

Ky është vendimi i plotë i Gjykatës:

13 tetor 2023 – Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit M. G., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, me kryetarin Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësorë, të pandehurin e shpalli fajtorë dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje 2 vjet dhe dënim me gjobë në vlerë 1000 euro.

I pandehuri akuzohet se “me datën 05 qershor 2018, në Gjakovë, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit L. L., me dashje dhe me qellim kërcënimi dhe frikësimi kishte përdorur armë, në atë mënyrë qe i pandehuri më parë kishte një mosmarrëveshje me të dëmtuarin, për shkak të kontestit gjyqësor, të cilin e kishte bashkëshortja e të pandehurit, me ndërmarrjen ku i dëmtuari ishte përfaqësues ligjor, në atë mënyrë që natën kritike rreth orës 20:00, pasi që i dëmtuari ka pranuar një thirrje telefonike, e që është prezantuar si M. G., i cili e ka pyetur të dëmtuarin, “ku je” dhe i dëmtuari ju kishte përgjigjur në fillim se nuk po të njoh e më pas i pandehuri M. G., i thotë “do të më njohësh”, ashtu që pas 10 minutash, aty rreth orës 20:10, i pandehuri me qëllim kërcënimi apo frikësimi shkon tek shtëpia e të dëmtuarit, troket në derën e hyrjes, aty del bashkëshortja e të dëmtuarit së bashku me fëmijët e tyre, i pandehuri fillon me të shara dhe duke i thënë ‘’ ku është L. he nenën ja q…. ‘’, në ato momente i pandehuri M.N., në shenjë nervoze dhe mllefi nga brezi nxjerr revolen e tipit TT prodhim ZU, dhe nga një afërsi prej rreth 1.5-2 metra, derisa ishte në shkallën e dytë të hyrjes së shtëpisë, pikërisht përballë derës hyrëse me dashje ka shtënë një herë duke goditur mbi pjesën e epërme të derës së hyrjes, në anën e majtë të derës përballë të pandehurit”.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer vepër penale, përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera