Fun & Video

E këputi gishtin, burri e ruan në frigorifer për ta hapur telefonin

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 23 November 2021

Një burrë 53-vjeç, ka arritur që me gishtin e tij të këputur ta hap telefonin e tij të mençur. E gjitha ndodhi pasi kishte ruajtur gishtin e këputur në frigorifer, pasi e kishte humbur derisa po punonte me motosharrë.

Videoja dyminutëshe shfaq Yuri Vinogradov nga Bjellorusia, i cili arrin ta hapë telefonin me gishtin e këputur. Ai këtë e arrin pasi e shkrin në ujë të nxehtë dhe e pastron mirë.

Ai kishte humbur gjysmën e gishtit tre muaj më parë derisa po punonte, e pasi që mjekët i kishin thënë se nuk mund t’ia ngjitin për shkak të moshës dhe problemeve me diabet, vendosi ta ruaj në frigorifer për të bërë eksperimente.

-Advertisement-

Për ta dëshmuar që gishti ishte ende i padëmtuar, e nxori nga frigoriferi dhe tentoi ta hap telefonin – por një gjë e tillë fillimisht nuk funksionoi.

E futi në ujë të nxehtë për ta shkrirë – pasi e pastroi tentimi i tij pati rezultate, telefoni iu hap pa ndonjë problem.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera