“E keni vrạ në burg”, Haxhiu i kthehet rastit Dehari, disa deputetë i thërrasin “Marre”
Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 02 December 2024
Ministrës së Drejtësisë, Albulena Haxhiu iu përmend moszbardha e rastit të vdekjes në burg të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari më 5 nëntor 2016.
Kur e mori fjalën për të folur për punët që tha se janë bërë në dikasterin të cilin ajo e udhëheq, Haxhiu zgjodhi të drejtonte akuza të ashpra ndaj opozitës.
“Fillimisht ju jeni angazhu për me e vra një aktivist politik në burg”, tha Haxhiu.
“Dëshmoje”, “Marre”, u dëgjuan thirrjet nga disa deputetë që reaguan nga ulëset e tyre, ndërsa ministrja vazhdoi nga foltorja: “E pastaj jeni përpjekë që Vetëvendosjen me e shpallë organizatë terroriste…”.
“Ky është qëllimi që e keni pasë. Me e vra një aktivist politik në burg, që u mor në burg pa asnjë provë, dhe pastaj me e shpallë Vetëvendosjen si organizatë terroriste”, tha ajo.
Në akuzat e tjera të saj, ajo e përmendi specifikisht shefin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i cili nuk hezitoi t’i reagonte.
“Ministre, për besë më bëre me u ndje goxha mirë. 10 minuta prej fjalimeve tua të fundit në këtë Kuvend, për me folë për 4 vjet të arritura, m’i kushtove mua”, tha ai.
Në kundërreplikë, Haxhiu tha se s’mjafton koha për t’i përmendur të gjitha punët e mira që tha se janë bërë nga Ministria e Drejtësisë.
“Të ftoj me i lexu të gjitha punët e mira që Ministria i ka bërë”, tha ajo, ndërsa mbante në dorë disa dokumente.
Të tjera
-
Shahin Dervishaj, biznesmeni i njohur nga Drenica, drejt rrugës për Kuvendin e Kosovës
Një emër i ri dhe i fuqishëm pritet ti futet skenës politike të Kosovës. Shah...
-
Kurti viziton Qendrën e Resurseve të HANDIKOS-it
Kryeministri Albin Kurti, vizitoi Qendrën e Resurseve të HANDIKOS-it, bashkë ...
-
Aliu për vilën e Radoiçiqit: Po supozojmë se shtëpia është ndërtuar në kohën kur kemi qenë ne në qeverisje
Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka pranuar se Milan Radoiçiq, kryeorganizat...
-
Lekaj: Murati duket se ka vendosur të përdorë mjetet e programit SupërPuna për fushatë – transferoji tek bizneset
Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka drejtu...
-
Bajrami: Kurti ishte kundër liberalizimit të vizave
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ish...
-
Kurti thotë se qeveria s’mund ta zbardhë vdekjen e Astrit Deharit, punë e drejtësisë
Kryeministri Albin Kurti, ka folur rreth rastit të vdekjes në rrethana ende t...
-
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Gërvalla u thotë europianëve se Serbia po kopjon strategjitë ruse
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, po mban fj...
-
Vitia: Më shumë mjekë po kthehen në vend, sesa që po dalin jashtë
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, thotë se numri i mejkëve që po kthehen n...
-
Daut Haradinaj fton qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit që i duhet Kosovës: Është në dorën tuaj ta ndryshojmë gjendjen
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj...
-
Partia Demokratike e Kosovës merr pjesë si anëtare me të drejta të plota në Kongresin e Internacionales Liberale
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shënuar një moment historik duke marrë ...
-
Kryeprokurori i Beogradit: Së shpejti do të vendoset lidhur me aktakuzën kundër Radoiçiqit
Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike të Beogradit, Nenad Stefanoviq, ...
-
Berisha: Naser Hafizi a është hajn? Ministri: Është në burg
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha e pyeti ministrin ...