Lajme

“E keni harruar shahadetin”, Musliu shpjegon deklaratën e saj në Kuvend drejtuar VV-së

Autori: Gazeta inFokus 07:02 | 20 July 2021

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se është bërë rregull që në cdo seancë të sharkohen profesionistë të bordeve.

“Tashmë është bërë rregull që në cdo seancë ne të përballemi me vendime për shakrkime të ndryshe të agjencioneve të pavaruara. Sot e kemi pasur atë të AHR-së. Ajo që është më e keqja është se ata mundohen në vazhdimësi të njollosin njerëz profesionistë dhe nuk e gjejnë fajtorin. Secili që është emëruar është votuar si individ e jo si grup. Ndërsa shkarkohen në mënyrë kolektive. Pastaj mundohen të hedhin baltë pa pasur bazë dhe i akuzojnë në grup .është bërë një lloj përndjekje. Duke pas parasysh se kjo po na konsum dhe në pamundësi të ndalojmë një veprim të tillë. Unë kërkova që të mbledhim të gjitha bordet. Ne kemi probleme të ndryshme në Kosovë” ka thënë ajo.

Ajo shpjegoi edhe deklaratën e saj ku iu tha deputeteve të VV-së se e kanë harruar shahadetin.

-Advertisement-

“Sa i përket shahadaetit, cdo herë thirren në atë se cdo herë thirren në atë se na ka votuar populli. Ndoshta pasi kryeministri nuk është kthyer nga ekskurzioni e kanë harruar”, shtoi ajo. /

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera