Lajme

E kanosën me thikë dhe e xhiruan, arrestohen dy të mitura në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 26 January 2022

Dy vajza të mitura janë arrestuar në Prizren, pasi që dyshohen se kanë kanosur me thikë një vajzë të mitur, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se dy te dyshuarat kanosjen e kanë incizuar me telefon dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të arrestuarat janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera