Lajme

“E kanë origjinën nga Serbia” – Kurti prezanton në Kuvend specifikat e armëve të sekuestruara nga grupi terrorist

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 28 September 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar specifikacionet e një pjese të armatimit të konfiskuar grupi terrorist serb në Banjskë të Zveçanit. Kurti, gjatë prezantimit, ka bërë të ditur se një pjesë e konsiderueshme e armatimit të vendosur në Manastirin e Banjskës e kishte origjinën nga Serbia.

Kurti këtë e ka bërë të ditur në fjalimin e tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku po pritet të votohet rezoluta për dënimin e sulmit terrorist nga grupi terrorist serb.

“Të dielën e 24 shtatorit përjetuam një sulm agresor të bandave kriminale e terroriste të Serbisë jo vetëm ndaj Policisë së Kosovës por edhe ndaj shtetit e rep. Rendit e sigurisë tonë. Sulmi i orkestruar i bandave të maskuara kriminale e terroriste vrau zyrtarin tonë policor, rreshterin Afrim Bunjakun dhe plagosi një polic tjetër. Ishte ditë e rëndë për vendin tonë. Policisë së Kosovës do t’i mungojë një pjesëtar i përkushtuar i saj ashtu siç do t’i mungojë shoqërisë sonë. Terroristët ose janë vrarë ose janë arrestuar ose janë në ndjekje pasi që ikën. Afrim Bunjaku është heroi më i ri i Kosovës. I vetmi polic që u vra në këtë ballafaqim ishte ai që u vra në pritë”, deklaroi Kurti.

-Advertisement-

Prezantimi i specifikacioneve të armëve nga Kurti:

Armatimi ushtarak dhe trajnimet luftarake që i kishin profesionistët serbë, të cilët sulmuan në Banjskë të Zveçanit të dielën janë që të gjitha nga Serbia dhe të freskëta në kohë.

M-80 zolla është një sistem një përdorimesh anti-tank prodhim i Serbisë. Prodhohet në Sloboda në Serbi, kjo armë përdoret kundër automjeteve të blinduara. Distanca efektive e saj është 250 metra.

Zastava M93 BGA – Prodhim i Serbisë. Prodhohet në “Zastava arms” në Kragujevc. Kjo armë përdoret kundër mjeteve të lehta.

Mina kundër-personale – përdoren kundër këmbësorisë.

Predhat e mortajeve janë predha të standradeve të vendjeve të lindjes, s’përdoren nga vendet e NATO-s. Përdoret për goditje në distanca 5-8 km.

Eksploziv – përdoret për punimin e mjeteve të ndryshme shpërthyese.

Tromblon për pushkë m70 – Granatë shpërthyese për armët serbë.

Zastava m84 mitraloz – Armë e këmbësorisë për eliminimin e këmbësorisë. Kjo armë është prodhim i Serbisë, prodhohet në “Zastava arms” në Kragujevc.

M70 – Është varianti serb i ak-47.

Zastava M76 – Snajper, sërish prodhim i Serbisë.

Granata të dorës M75 – armë individuale që përdoret kundër personelit.

Dronët – përdoren për sulm dhe vëzhgim.

Ai më pas ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar sanksionimin e Serbisë për mos-përsëritje të veprimeve kriminale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera