Rozë

E kanë kafshuar në qafë? Reagon e dashura e Ledri Vulës: Nëse ty të ka ikur oreksi…

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 21 October 2019

Një ditë më parë, një foto e reperit të njohur Ledri Vula, tërhoqi menjëherë vëmendjen e të gjithëve pasi në qafën e tij shfaqej një shenjë disi e çuditshme, që nuk e kishte pasur më parë.

Në foton në fjalë, Ledri pozonte nga Muzeu i Luvrit, në mesin e shumë veprave të artit, por vepra më e bujshme ishte ajo në qafën e tij.

Një “kafshim” në anën e djathë të qafës tërhoqi vëmendjen e ndjekësve të reperit, veçanërisht atyre femra, të cilat nxituan të shihnin profilin e partneres së Ledrit, Sara Hoxha.

-Advertisement-

Kjo e fundit reagoi menjëherë duke e bërë profilin e saj privat, por “iconstyle.al” vuri re se nuk ka vend për alarm, pasi Sara ndodhej në Paris bashkë me partnerin e saj! Ajo ka postuar një foto ku shfaqet në një restorant dhe krahas saj shkruan: “Nëse ty të ka ikur oreksi, them se e kam unë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera