Lajme

“E kam djalin me temperaturë dhe jam duke pritur qe një orë”, problemet për t’u testuar për COVID në QMF në Kalabri

Autori: H. Smajli 09:35 | 13 September 2021

Qytetarët po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata para Qendrave të Mjekësisë Familjare për tu testuar me testin antigjen për COVID-19.

Në emisionin Doktor Plus, prodhim i gazetës Infokus, qytetarët u ankuan se pritjet e tyre kalojnë edhe dy orëshin përballë QMF-së në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Derisa nuk ishin të gatshëm të flisnin para kamerave prapa tyre një mësuese tha se e ka djalin me temperaturë e megjithatë e kanë lënë të presë qe më shumë se një orë.

-Advertisement-

Kjo nuk është normale, të presësh një orë që ta bëjnë një test dhe kjo nuk është për shkak të numrit të madh apo tollovive por se punën nuk e kryejnë si duhet, nuk thërrasin askënd me minuta të tërë.  E kam djalin e vogël me temperaturë e jam tu prit qe gati një orë”, ka thënë ajo.

Ekipi i Gazetës Infokus ka provuar të marrë një sqarim brenda QMF-së në Kalabri por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin në lidhje me këtë çështje.

Shefja e kësaj QMF-je ka deklaruar se kanë folur mjaftueshëm dhe se janë të lodhur.

“Duam pak pushim edhe ne se për një kohë të gjatë kemi qenë qendra e vetme për COVID në Prishtinë, kurse tani të gjitha ofrojnë edhe shërbime për COVID kështu që mund të vazhdoni të realizoni intervistat në ndonjë qendër tjetër pasi ne kemi fol mjaftueshëm”, ka thënë shefja e kësaj QMF-je.

Në vazhdim mund të ndiqni emisionin e plotë për punën e Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë./Gazeta Infokus/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera