Lajme

E kaluara kontraverse dhe dyshimet për shkelje ligji për Kryeshefin në ardhje të KEK-ut

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 03 October 2021

Gazeta Insajderi merr vesh nga burime brenda Korporatës Energjetike të Kosovës se Nagip Krasniqi pritet të emërohet kryeshef i kësaj ndërmarrje publike.

Raportimet e më hershme e nxjerrin një të kaluar kontraverse e nën hetime të Nagip Krasniqit, por a paraqet shkelje të ligjit vet emërimi i tij, duke u bazuar në raste të njejta të personave të ekspozuar politikisht.

Emërimi i tij në postin e kryeshefit ekzekutiv në një ndërmarrje publike paraqët shkelje të Ligjit për Ndërmarrje Publike pasi që ai ka

-Advertisement-

Sipas ligjit për Ndërmarrje Publike, Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjeve publike të Kosovës duhet të jetë i pavarur.

Pra, asnjë person që në 36 muajt e fundit ka pasur poste politike në institucione apo në parti politike nuk mund të zgjedhet në krye të menaxhmentit të një ndërmarrje publike.

“Në Ligjin për Ndërmarrjet Publike definohet qartë se një person nuk konsiderohet i pavarur dhe nuk kualifikohet për zgjedhje si drejtor në një NP nëse “është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike”, potencohet në opinionin ligjor, përcjell Gazeta Insajderi.

Rastin e njejtë e ka pasur edhe ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik nga radhët e PDK-së, Blerand Stavileci. Sipas opinionit ligjor të ZKM-së dhe MZhE-së, Stavileci nuk kishte kaluar 36 muaj që kur ka qenë i emëruar politik si ministër. Dhe si përfundim u eliminua nga gara për drejtor të KEK-ut.

Përpos kësaj, emri i Nagip Krasniqit është përmendur edhe në hetimet nga Njësia për Krime Ekonomike që janë zhvilluar disa vite më parë në KEK.

Sipas burimeve të RTK-së, vite me parë thuhet se në KEK hetimet ishin duke u zhvilluar ndaj këtyre personave: Et’hem Çeku, Remzi Shahini, Muhedin Haxhiu, Lorik haxhiu, Fadil Ismaili, Nagip Krasniqi e Dino Rama.

Pra, Nagip Krasniqi i cili pritet që në fillim të javës së ardhme të emërohet si Kryeshef ekzekutiv i KEK-ut ka qenë nën hetime dhe është person i ekspozuar politikitsht, gjë që ndalohet me Ligjin për Ndërmarrje Publike./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera