“E ka lindur dikush tjetër”, neuropsikiatrja flet për ngjarjen në Korçë: Nëna ka humbur lidhjen me realitetin
Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 02 May 2022
Pas ngjarjes së rëndë ku një foshnje u gjet i pajetë teksa ishte futur në një valixhe brenda shtëpisë ku nëna e tij e solli në jetë, mjekia neuro-psikiatre Nikolina Bode shprehet se familjarët e kanë konstatuar shtatzaninë e 40 vjeçares në muajin dhjetor të vitit të kaluar, atëherë kur shtatzania ka qënë e dukshme.
Ata kanë tentuar ta vizitojnë por 40 vjeçarja ka kundërshtuar. Gruaja sipas mjekes është diagnistikuar me probleme të shëndetit mendor 3 vite më parë por nuk pranonte të mjekohej.
Sipas mjekes 40 vjeçarja vuan nga çrregullime serioze të shëndetit mendor psikotike për shkak të të cilave ajo ka humbur lidhjen me realitetin duke pohuar se fëmijën e ka lindur dikush tjetër dhe jo ajo.
“Nuk e njihja si dosje më parë, sot mora dijeni për ngjarjen. Nga ana e familjarëve kjo njihet si e sëmurë prej tre vitesh me probleme të shëndetit mendor. Ka qenë e kartelizuar para një viti, në qendrën e shëndetit mendor.
Ka aplikuar një injeksion në muajin gusht dhe ndërkohë terapia orale, dhe terapia orale nuk është marrë rregullisht nga pacientja. Vetë familjarët thonë se e kanë shoqëruar. Sa i përket problemeve të shëndetit mendor, që unë konstatova sot, është e sëmurë, jashtë realitetit, me deporsanalizim ajo e quan veten e e saj një person tjetër, jo ajo që është në të vërtetë dhe që ky fëmijë është lindur nga personi tjetër që nuk është ajo. Pra, pacientja është e sëmurë mendore, që në gjuhën tonë, quhet psikozë , vuan crregullim psikotik”, tha ajo./Tch
Të tjera
-
Eurodeputeti austriak: Vetëm me ndryshimin e rrethanave politike në BE është i mundur një kompromis për Kosovën
Shefi i delegacionit të Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) në Parlamentin Ev...
-
Vera merr fund përfundimisht, ulje drastike e temperaturave dhe përmbytje, borë në zonat malore
Pas temperaturave jashtëzakonisht të larta që kanë mbretëruar pothuajse gjatë...
-
A do të kandidojë përsëri për Presidente dhe a do të vazhdojë në politikë, Osmani çon mesazh: Nuk më heqin qafe lehtë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ...
-
Osmani e konfirmon që s’e deshti afër Martin Berishajn gjatë vizitës në Kroaci: Ashtu kam vendosur
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në gusht ishte në një vizitë zyrtare në ...
-
Vendimi për Calin, Specialja caktoi gjyqtarët por jo edhe seancën
Para një muaji Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ia anulo...
-
Dështimi për anëtarësim në Këshill të Europës, kush prishi punë sipas presidentes, Kurti apo Gërvalla?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me moskoordinimin për le...
-
Osmani thotë se Shefi i CIA’s ka pasur vetëm një kërkesë – “S’është e jashtëzakonshme, por s’mund ta bëjë publike”
Një kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është paraqitur për Kosovën n...
-
Osmani: Zgjedhjet dhe referendumi i Serbisë u ndalën në zyrën time
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ajo ka qëndruar në të gjitha...
-
Ende pa datë takimi mes Kosovës dhe Serbisë
Ndonëse nuk është bërë e ditur data e takimit të ardhshëm mes Kosovës e Serbi...
-
Abdixhiku e mbështet Zhegrovën, pas përjashtimit, e quan aset kombëtar
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas pë...
-
Osmani flet për masat e BE-së ndaj Kosovës: Javëve të fundit disa shtete kanë kërkuar të mbeten masat
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se javëve të fundit janë njoftu...
-
Ben-Meir: Njohja e Kosovës nga Serbia do të përshpejtohet sapo të largohet Putini
Alon Ben-Meir, profesor amerikan në pension dhe ekspert i politikës ballkanik...