Rozë

A e ka gjetur sërish dashurinë Celine Dion?

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 22 July 2017

A e ka gjetur përsëri dashurinë Celine Dion?

Celine ka qenë në Evropë për më shumë se një muaj për turneun e saj dhe një nga kërcimtarët e saj duket të jetë vazhdimisht afër saj, duke lënë shumë njerëz të hamendësojnë nëse këngëtarja dhe valltari Pepe Munoz, janë më shumë se vetëm bashkëpunëtorë.

Kohët e fundit, paparacët i kapën ata duke ecur rreth Parisit shumë afër njëri-tjetrit, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Ata gjithashtu janë parë duke lënë të njëjtin hotel në të njëjtën kohë.

“Ajo kurrë nuk ka qenë kaq e lumtur”, tha një burim duke e përshkruar këtë ngjarje në jetën e Dion si një “romancë të re”.

Celine dhe Pepe kanë pasur disa takime të tjera në Evropë.

Pepe ka kërcyer më parë në “Zumanity” të Cirque Du Soleil në Las Vegas dhe në mjuzikllin “Cats”.

Nëse kjo lidhje është e vërtetë, është romanca e saj e parë pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Rene Angelil në muajin janar të vitit 2016.

Ajo vitin e kaluar gjatë një interviste për CBS kishte thënë se akoma nuk është koha për këtë.

“E dua bashkëshortin tim akoma”, kishte thënë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera