Lajme

E jashtëzakonshme, në QKUK 13 vjeqarja bëhet nënë

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 25 December 2018

Një vajzë e moshës 13 vjeçare e komunitetit rom ka lindur fëmijën e saj të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ditën e hënë.

Lajmi për gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësi në QKUK, Shpend Fazliu.

Ajo e ka sjellë në jetë fëmijën e gjinisë femërore, shkruan gazeta infokus.

-Advertisement-

Në QKUK kanë thënë se ndonëse lindja ka qenë e parakohshme, edhe fëmija e edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. 13 vjeçarja vajzën e saj e ka sjellë në jetë përmes lindjes normale.

Shpend Fazliu ka treguar se foshnja është duke u trajtuar në procedurë normale për shkak që ka lindur para kohës, por se gjendja shëndetësore është e mirë.

“Lindja është kryer me datën 24. Pesha e foshnjës është 1900 gramë ndërsa gjatësia 50 centimetra. Sipas dokumentacionit viti I lindjes se nënës është 2005”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera