Fokus

E jashtëzakonshme, FIFA, Kosovën e quan motivimin e së hënës

Autori: Halil Berisha 13:19 | 09 September 2019

Fitorja 2 me 1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, e përfaqësuesës së Kosovës në futboll ndaj çekisë, bëri që Kosova të rrisë rekordin e saj.

Kjo, duke u bërë ekip që për dy vite nuk ka asnjë humbje ose gjithësej 15 lojë, shkruan gazeta inFokus.

E kjo nuk ka mundur të kaloj pa u vërejtë edhe nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA.

-Advertisement-

Bile këta të fundit, në profilin e tyre zyrtarë në Facebook, ka vendosur një fotografi të lojtarëve të ekipit të Kosovës.

Aty, Fifa ka vendosur 15 lojtë e fundit të Kosovës, 5 barazime e 10 fitore.

“Zgjatja e rekordit me 15 lojë pa humbje”, ka shkruar FIFA.

Madje, aty krejt këtë sukses e kanë quajtur si motivimi i së hënës. #MondayMotivation./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera